Arbëri

263 raste të reja me COVID-19 të enjten në Shqipëri

Shqipëria ka shënuar 263 raste të reja të infektimit me koronavirus, brenda 24-orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë viktimë, ndërsa rastet e reja të prekjes me COVID-19 kanë rezultuar nga gjithsej 1.069 testime ditore.

Edhe 277 persona të infektuar deri tani, janë shëruar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 321.810.

Me këtë rast edhe numri i rasteve aktive ka rënë në 3.076.

Sipas njoftimit të Ministrisë, 16 pacientë janë duke u trajtuar në spitalin COVID-3 të Tiranës.