Arbëri

216 raste të reja me COVID-19 të dielën në Shqipëri

Shqipëria ka shënuar 216 raste të reja të infektimit me koronavirus brenda 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi ka njoftuar se rastet e reja të infektimit janë regjistruar nga gjithsej 806 testime ditore.

Gjatë së njëjtës periudhë janë shëruar edhe 251 persona të prekur deri tani me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 320.251, shkruan “A2CNN”.

Me këtë rast ka shënuar ulje edhe numri i rasteve aktive, i cili ka rënë në 3.537.

Sipas njoftimit të ministrisë, 17 persona të infektuar janë duke u trajtuar në spitalin COVID-3 në Tiranë.