Arbëri

Të shtunën mbahet afati i dytë i provimit të maturës shtetërore

Foto: KOHA
 

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka njoftuar se të shtunën do të mbahet afati i dytë i provimit të maturës shtetërore.

“Për të gjithë maturantët të cilët nuk kanë arritur pragun e kalueshmërisë në afatin e parë, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit organizon Provimin e Maturës Shtetërore (afati i dytë), nesër (e shtunë), 27 gusht 2022”, thuhet në njoftim.