Arbëri

Miratohet udhëzimi i ri administrativ për rregullimin e çmimeve të naftës

 

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot Udhëzimin e ri administrativ për rregullimin e çmimeve të naftës dhe vendosjen e marzhës së fitimit në tregtinë me karburante dhe derivateve të tjera.

Udhëzimi për rregullimin e çmimit të naftës dhe karburanteve është miratuar nga të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar në mbledhjen e sotme të qeverisë.