Arbëri

Kontingjenti i dytë nga Shqipëria i bashkohet KFOR-it

 

Kontingjenti i dytë me 30 pjesëtarë nga Forcat Tokësore të Shqipërisë, pjesë e Batalionit Komando, i është bashkuar misionit të KFOR-it.

Tridhjetë trupat do të shërbejnë në zonën e Pejës, krah për krah me kolegët e tyre italianë dhe kroatë. Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë Niko Peleshi, i pranishëm në ceremoninë e përcjelljes e vlerësoi këtë si një moment të veçantë.