Arbëri

Institucionet arsimore funksionojnë me klasa të mbipopulluara

 

Institucionet arsimore në zonat urbane po përballen me hapësira të pamjaftueshme. Për shkak të numrit të madh të nxënësve, shkolla “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë, rrezikon ta nisë vitin shkollor me tri e katër mes ndërrime. Me klasa të mbipopulluara përballet edhe shkolla “Naim Frashëri” në Podujevë. Sipas psikologëve, vijimi i procesit mësimor gjatë mesditës ndikon në uljen e produktivitetit.

Me hapësira të pamjaftueshme po përballen disa nga institucionet arsimore në zonat urbane.

Nga 1 shtatori, shkolla “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë, do të detyrohet ta zvogëlojë orën mësimore në 40 minuta.