Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

34 pacientë post-COVID të hospitalizuar në Kosovë

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se nga klinikat Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim mjekësor janë 46 pacientë, 12 të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 34 të tjerë post-Covid.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 9 pacientë janë me oksigjeno- terapi, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë.

Ndërkaq në Klinikën Infektive po trajtohen shtatë pacientë, në Klinikën e Pulmologjisë 23 pacientë post-COVID.

E në spitalin e Gjakovës trajtim po marrin 10 pacientë, në Spitalin e Prizrenit pesë pacientë dhe në atë të Ferizajt një pacient.

Artikuj të ngjashëm