Qeveria e Kosovës ka njoftuar se ka mbajtur mbledhje elektronike ku janë pranuar shtatë propozime të Ministrisë së Punëve të Brendshme për nismat për lidhje të marrëveshjeve ndërkombëtare për ripranimin e personave që qëndrojnë pa autorizim në ato vende.
Është pranuar nisma për marrëveshje të tillë me SHBA-në, me Çadin, me Poloninë, Portugalinë, Libinë, Britaninë e Madhe e Bregun e Fildishtë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa në mbledhjen e Qeverisë po ashtu është miratuar vendimi për shpalljen me interes të veçantë publik të pronave të paluajtshme për realizimin e projekteve infrastrukturore për interes publik, zonat kadastrale Jesenovik i Epërm dhe Banjë, Zubin Potok, Komuna e Zubin Potokut dhe zonat kadastrale Bistricë dhe Koshtovë, Komuna e Leposaviqit.