Arbëri

Hill: I zhgënjyer që nuk u arrit marrëveshje, por rezultati i takimeve në Bruksel pozitiv

Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, ka thënë se ndonëse është i zhgënjyer që të enjten nuk u arrit një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë sa i përket targave dhe dokumenteve hyrje-dalje, ai ka parë rezultate pozitive nga takimet.

“Ka pasur shumë diskutime, takime e negociata. Natyrisht, të gjithë janë të zhgënjyer, që nuk kemi mundur të zgjidhim çështjet afatshkurtra e afatgjata, por mendoj se këto bisedime rezultuan në një zhvillim pozitiv”, ka thënë Hill në një video-mesazh, raporton “N1”.

Hill ka thënë se shihet qartë se SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian po bashkëpunojnë ngushtë dhe se ka një kuptim të përbashkët dhe një kimi të mirë.

Ai ka thënë se beson që kjo do të ndihmojë në arritjen e një përparimi.

Ndërsa ai ka thënë se edhe pala serbe ka arritur në Bruksel në një frymë të mirë.