Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Temperatura deri në 35 gradë celsius të enjten në Kosovë

Kosova të enjten do të ndikohet nga masat e qëndrueshme të ajrit, të cilat do të kushtëzojnë mot të qëndrueshëm dhe stabil, thuhet në njoftimin e Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK).

Në relievin malor do të ketë kushte për vranësira të stadit të ulët dhe të mesëm të troposferës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas IHK-së, sa i përket fushave termike, ato do të shënojnë rritje, sidomos në vlerat e maksimaleve, duke bërë kështu që merkuri në termometër në hije të arrijë vlera 30-35 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit e lehtë deri mesatare.