Arbëri

Reduktimet e rrymës pengojnë mbarëvajtjen e ligjëratave në Seminarin për Gjuhën Shqipe

 

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, më i rëndësishmi në fushën e albanologjisë po ballafaqohet me probleme teknike. Ligjëratat e parapara për ditën e sotme në kuadër të këtij seminari, u shtynë për shkak te mungesës së rrymës.

Reduktimet e energjisë elektrike penguan mbajtjen e ligjëratave mëngjesin e sotëm për më shumë se 100 seminaristë.