Arbëri

Ahmeti e Yagcilar flasin për akomodimin e AKP-së

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, priti kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, me të cilin diskutuan rreth projekteve të përbashkëta, për Katalogun e vendeve të punës si dhe për ngritjen e bashkëpunimit me komunën e Prishtinës për projektet e interesit të përbashkët, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Më tutje thuhet se në këtë takim Yagcilar dhe Ahmeti diskutuan edhe për çështjen e akomodimit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), për rregullimin e hapësirave të jashtme të objekteve shtetërore si për çështjet tjera në fushën e administratës publike, ofrimin e shërbimeve administrative nga komuna e Prishtinës dhe institucionet tjera për qytetarët e Kosovës.