Arbëri

Veteranët paralajmërojnë protestë, s’garantojnë nëse eskalon situata

 

Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës insistojnë të përfshihen në projektligjin që i hap rrugë rritjes së pagës minimale, në të kundërtën do të dalin për të protestuar para Kuvendit të Kosovës.

Kryetari i Shoqatës së Familjarëve së Dëshmorëve, Xhavit Jashari, ka thënë se protesta do të jetë forma e parë përmes së cilës do të kundërshtojnë miratimin në lexim të dytë të këtij projektligji derisa shton se nuk do të mbajnë përgjegjësi nëse protesta do të dalë jashtë kontrollit. Ai shton se përgjegjësia bartet të qeveria dhe jo të veteranët të cilët, sipas tij, po i kërkojnë të drejtat e tyre.