Deputeti në Parlamentin e Ukrainës, Oleksiy Goncharenko, ka dorëzuar një rezolutë në Parlamentin e vendit të tij për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Goncharenko përmes një postimi në Twitter ka shkruar se shpreson që Ukraina ta njehë sa më shpejt shtetin e Kosovës.
“Kam dorëzuar në Parlamentin e Ukrainës një rezolutë që njeh pavarësinë e Kosovës. Ukraina ndan vlerat perëndimore dhe do të mbështesë demokracinë kudo në botë. Shpresoj se Ukraina do ta njohë pavarësinë e Kosovës sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka shkruar ai në Twitter.
I submitted to the Ukrainian Parliament a bill recognizing the independence of #Kosovo. Ukraine shares Western values and will support democracy anywhere in the world. I hope Ukraine will recognize #Kosovo's independence ASAP. pic.twitter.com/j9UpJL7OfY
— Oleksiy Goncharenko (@GoncharenkoUa) August 6, 2022
Shpresat për një njohje nga Ukraina janë rritur, veçanërisht pas përkrahjes që i ka dhënë Kosova ish-vendit sovjetik në përballje me agresionin rus.
Përveç mbështetjes financiare, Qeveria e Kosovës në mars vendosi të strehojë në Prishtinë rreth 20 gazetarë ukrainas.