Prokuroria Themelore në Ferizaj ka nisur një “inspektim të jashtëzakonshëm” në zonën e Brezovicës, si vazhdimësi e aksioneve të mëhershme për identifikimin e ndërtimeve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar.
Sipas njoftimit, “qëllimi i këtij inspektimi është identifikimi i ndërtimit të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar se në cilat zona janë ndërtuar ato, a posedojnë leje ndërtimore dhe të njëjtat a janë në pajtim me ligjin”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë komunikatën për media, Prokuroria s’ka dhënë detaje të tjera.
Deri më tash, janë arrestuar disa zyrtarë e afaristë për rastin “Brezovica”, që ka të bëjë me lëshimin e lejeve dhe ndërtimin e vilave në Brezovicë.