Arbëri

Eksperti i NATO-s: Vuçiqi u paralajmërua se çka i ndodh nëse e sulmon Kosovën

Foto: AP
 

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq mori një mesazh të qartë nga oficerët e Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s të dielën, sipas Thomas Tyner, ish-pjesëtar i ushtrisë italiane dhe ekspert për forcat tokësore të Luftës së Ftohtë të NATO-s dhe strategjinë e mbrojtjes së Aleancës.

“Mendoj se oficerët e Shtabit të Përgjithshëm të Serbisë i kanë shpjeguar presidentit Vuçiq mbrëmë se nëse ai guxon të sulmojë Kosovën, avionët luftarakë të NATO-s do të përgjigjen brenda pak orësh. Brenda 48 orëve Brigada 173 Ajrore e Ushtrisë Amerikane do të ishte transferuar në aeroportin e Prishtinës, kurse brigada e parashutave të ushtrisë italiane “Folgore” në aeroportin e Gjakovës (të cilin ushtria italiane e ndërtoi për këtë qëllim)”, ka shkruar Tyner.