Tre persona vdiqën si pasojë e COVID-19, të mërkurën në Shqipëri, njoftoi Ministria e Shëndetësisë, ndërsa nga 2.667 testime, 1.261 të rezultuan pozitivë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit u shëruan 1.352 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 295.340.
Në spitale, për trajtim u shtrinë 31 pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë, në Shqipëri humbën jetën nga COVID-19 3.535 e u infektuan 308.050 të tjerë. Aktualisht, numri i rasteve aktive është 9.175.
Të mërkurën, në Kosovë u regjistruan tre të vdekur nga COVID-19, ndërsa u prekën nga kjo sëmundje 1.853 persona.