Arbëri

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën nga ora 11:00 për mbajtur mbledhjen e radhës.

Sipas njoftimit të Kuvendit, pos caktimit të seancës së re parlamentare, do të diskutohen edhe pikat e seancës.

Rendi i plotë i ditës:

I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Përgatitjet për seancën plenare të radhës:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së Partneritetit për Kornizën Financiare ndërmjet Kosovës dhe Komisionit Evropian për marrëveshjet për zbatimin e ndihmës financiare të Unionit për Kosovën në kuadër të Instrumentit të Para-anëtarësimit (IPA III),

5. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për financim të politikave zhvillimore për financa publike dhe rritje të qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,

6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore,

7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Rregullimin e Çmimit të Produkteve Medicinale,

8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Shëndetësi,

9. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2021,

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave