Arbëri

Gati 2.800 nxënës kosovarë ngelin në klasë

 

Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Arsimit, këtë vit shkollor janë 604 nxënës më shumë që do të përsërisin vitin shkollor. Sipas një hulumtimi nga “Save the Childre”, 7 nga 10 fëmijë ndihen të mërzitur apo të dëshpëruar nga kushtet në shkolla. E nxënësit kanë thënë se cilësia e mësimdhënies dhe mungesa e kushteve infrastrukturore ndikojnë në performancën e tyre

2.795 nxënës në arsimin parauniversitar do të përsërisin vitin, meqë kanë ngelur në klasë në vitin shkollor 2021-2022.

Sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), janë 604 nxënës më shumë se vitin paraprak.