Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar të dielën se në muajin gusht do të hapin aplikimin për shtesat për fëmijët që kanë lindur në vitin 2013.
Murati ka thënë janë 164,388 fëmijë e 19,753 lehona që kanë pranuar shtesa që nga shtatori i vitit të kaluar e deri tani.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Vetëm këtë muaj kemi 10,853 fëmijë që i janë shtuar skemës së shtesave për fëmijë e 1,992 gra skemës së shtesave për lehonat. Të hënën Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve do të realizojë pagesat për këto dy skema”, ka shtuar Murati në postimin e tij në Facebook.
Ai ka thënë se do të vazhdohet me pagesat deri në përmbushjen e plotë të premtimit për të përfshirë të gjithë fëmijët deri në moshën 16 vjeçare në skemën e shtesave për fëmijë.