Arbëri

PDK-ja kritikon Qeverinë për skemën “një punëtor për çdo familje në nevojë”

Foto: Driton Paçarada/KOHA
 

Partia Demokratike e Kosovës e ka quajtur eksperiment me paranë publike skemën e prezantuar nga Qeveria të hënën, për punësimin e një anëtari për çdo familje në nevojë si dhe subvencionimin e pagave të tyre deri në 70 për qind për gjashtë muaj.

Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Arben Mustafa, përmes një konference e kritikoi këtë, duke thënë se kjo bëhet “në mungesë të aftësisë për të menaxhuar krizën financiare në Kosovë”.