Arbëri

Pas rastit të çerdhes në Gazi Babë, partitë kërkojnë respektim të ligjit

 

Partitë politike kërkojnë respektimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve si mekanizëm për parandalimin e ritualeve fetare nëpër kopshtet për fëmijë dhe shkollat fillore.

Konkretisht për rastin e kopshtit Bleta në lagjen Gazi Babë të Shkupit, aty ku ditë më parë u denoncua se përveç aktiviteteve arsimore-edukative mësohen edhe rituale fetare, partitë kërkojnë që Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe dikasteret e tjera të veprojnë në pajtim me ligjin.