Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kryetarja e Themelores në Prishtinë kundër vettingut për gjyqtarët

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Albina Shabani-Rama, deklaroi se vettingu i mundshëm për gjyqtarët do të dëmtonte dhe do të mbingarkonte institucionin që drejton. Ajo pajtohet që t’i nënshtrohet këtij procesi si kryetare e Gjykatës Themelore, por është kundër që në të njëjtin të kalojnë edhe gjyqtarët e Prishtinës.

Grumbullimi i lëndëve mbetet sfidë për Gjykatën Themelore të Prishtinës dhe ajo druhet se numri i tyre mund të rritet edhe më shumë nëse gjyqtarët i nënshtrohen vettingut.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nuk jam pro vettingut për shkak se konsideroj se do t’i bënte vetëm më shumë dëm. Flas për gjykatën time, sepse vettingu është një proces i cili merr kohë dhe konsideroj se do t’i bëhet vetëm dëm dhe do të shtojë më shumë grumbullim të lëndëve. Në anën tjetër, në gjykatën tonë mbi 90% janë gjyqtarë të rinj të cilët nuk kanë as 5 vjet përvojë pune, të gjithë kanë kaluar nëpër procese të verifikimit dhe procese të ndryshme. Nuk e konsideroj të nevojshme. Unë konsideroj që më e nevojshme është fakti që të ndihmohet gjykata, të ngrihen kapacitetet e kësaj gjykate dhe pastaj t’i shohim rezultatet. Sa i përket pjesës tjetër, për kryetar dhe anëtarë të Këshillit, për mua është në rregull, nuk kam ndonjë koment. Nëse ashtu e parasheh dhe e ka propozuar qeveria dhe ligjvënësi e voton, në rregull është, konsideroj se pjesa jonë nuk bënë shumë pengesë në gjykim, por për gjyqtarët është proces i rrezikshëm nëse i hyjmë asaj pjese sepse kemi për t’i bërë dëm më së shumti qytetarit”, ka thënë Shabani-Rama për KosovaPress.

Shabani-Rama shprehet se tashmë ka një tendencë të rritjes së lëndëve, kryesisht të natyrës civile. Vetëm në vitin e kaluar, ajo tha se i kanë pranuar mbi 11 mijë lëndë të reja, e trendi i rritjes thekson se po vazhdon edhe këtë vit. Sipas saj, zgjidhja më e mirë për zvogëlim të këtyre pritjeve është rritja e numrit të gjyqtarëve në këtë gjykatë.

Qeveria ka synuar vetting të plotë në vend, por Komisioni i Venecias rekomandoi që ndryshim kushtetues të konsiderohet vetëm për verifikim të integritetit të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor dhe atij Prokurorial, që për procesin e vettingut kanë pasur përplasje me nivelin politik.

Ky Komision ka rekomanduar ndryshime legjislative që do të përmirësonin sistemin aktual të verifikimit të zyrtarëve në drejtësi, në veçanti për deklarimin e pasurisë dhe forcimin e njësive të vettingut brenda Këshillit Gjyqësor dhe atij Prokurorial.

Ndërsa, vetting, me ndryshime kushtetuese, ka thënë se mund të bëhet vetëm për krerët në sistemin të drejtësisë – kryeprokurorët dhe kryetarët e gjykatave.