Arbëri

Serbia, notë proteste OSBE-së për “mosrespektimin e neutralitetit” ndaj Kosovës

Descriptive Text

Serbia i ka dërguar një notë proteste misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, në Poloni, duke u ankuar se ministri i Jashtëm polak, Zbigniew Rau, në cilësinë e kreut të OSBE-së, “nuk ka respektuar qëndrimin neutral të këtij misioni ndaj Kosovës”.

Nota e protestës shpreh “zhgënjimin e Serbisë” për “mosrespektimin e neutralitetit” në takimet që Rau ka pasur të premten me krerë të Kosovës, raporton B92.

Image

Aty është shprehur ankesa që vizita e Raut është prezantuar si vizitë shtetërore e se në takimet e tij me krerë të Kosovës ka pasur flamuj shtetëror të Kosovës.

Serbia ka kujtuar se “Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbetet e vetmja kornizë ligjore për praninë dhe aktivitetet e OSBE-së në Kosovë”.

Rau ka takuar të premten presidenten Vjosa Osmani, kryeparlamentarin Glauk Konjufca, kryeministrin Albin Kurti, ministren e Jashtme Donika Gërvalla, ministrin për Komunitete dhe Kthim Goran Rakiq dhe kryesuesin e KQZ-së.

Image