Arbëri

Rritja e rasteve me COVID-19, MSH-ja apel qytetarëve për kujdes

 

Ministria e Shëndetësisë ka apeluar te qytetarët që të rrisin kujdesin, të bartin maskat në ambiente e mbyllura dhe ku ka grumbuj të njerëzve, pas rritjeve të rasteve me COVID-19 dhe shtrimeve në spital si pasojë e infeksionit.

Sipas njoftimit të MSH-së të premten, qytetarët duhet të rrisin kujdesin dhe të zbatojnë masat anti-COVID që janë fuqi. U bëhet thirrje personave mbi 60-vjeç ta marrin edhe dozën e katërt të vaksinës.