Arbëri

Kuvendi i Shqipërisë shqyrton draft-rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

 

Kuvendi i Shqipërisë pritet të përkrahë të enjten rezolutën për të nderuar viktimat e gjenocidit në Srebrenicë të kryer nga forcat serbe gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë.

Draft-rezoluta e propozuar nga deputetët e Partisë Socialiste në pushtet në Shqipëri u bazua në rezolutat e Parlamentit Evropian dhe vlerësimet e Komisionit Evropian mbi gjenocidin në Srebrenicë, akte këto që dënojnë mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e autorëve dhe mbështetësve të tij.