Arbëri

Vdiq mjeku i njohur, Ali Iljazi

Descriptive Text

Të mërkurën vdiq mjeku i mirënjohur nga Gjakova, Ali Iljazi, ka njoftuar Komuna e Gjakovës, duke e quajtur ikonë të qytetit.

Ai ishte internist/pulmolog për shumë vjet, si dhe humanist. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Sarajevë në vitin 1973 me sukses të shkëlqyeshëm dhe për suksesin e arritur gjatë studimeve u dekorua me “Shenjen e artë të Universitetit të Sarajevës”, si studenti më i dalluar në këtë universitet.

Në vitin 1987, mori titullin e primariusit. Ndërsa në vitin 1988 në Universitetin e Novi Sadit mbrojti titullin e doktorit të shkencave të mjekësisë.

Në biografinë e tij të postuar nga klinika ku punoi së fundi, shkruhet se për herë të parë në ish-Jugosllavi dhe Evropë zbuloi testimin me karbakol si një test bronkoprovokues më sensitiv (Dose-response curve – PD100 Raë). Po sipas biografisë, është i pari në Kosovë që aplikoi testimin bronkoprovokues me pluhura organike.

Prim.dr.sc.med. Ali F.Iljazi lindi në Gjakovë, në vitin 1949.