Arbëri

Vuçiq: As që na shkon në mendje ta shqyrtojmë rezolutën e PE-së

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se as që i shkon në mendje të shqyrtojë rezolutën e Parlamentit Evropian, e miratuar të mërkurën.

Rezoluta që mori shumicën e votave të eurodeputetëve bën thirrje që marrëveshja përfundimtare mes Kosovës e Serbisë për normalizim të marrëdhënieve të bazohet në njohje të ndërsjellë.