Shqyrtimi i mocionit të opozitës për shkarkimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë është një nga pikat e rendit të ditës që pritet të shqyrtohet në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës të mërkurën.
Seanca do të nisë në orën 13:00.
Në rend dite janë edhe pikat e papërfunduara nga seancat e fundit të qershorit e 1 korriku. Po ashtu do të shqyrtohet raporti vjetor i perforemancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021, ai vjetor financiar i ZKA-së, si dhe votimi në lexim të dytë i projektligjit për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave.
Do të bëhet edhe votimi i raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2021 dhe formimi i komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave.