Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat vende-vende parashihen të sjellin riga lokale shiu.
“Dita e enjte parashikohet të jetë më stabile, kryesisht me diell por vranësirat mund të jenë prezent për gjatë relievit malor”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius.