Arbëri

Pacolli i quan shpifje raportimet e medias venezuelase “për lidhje me figura të krimit” atje dhe “skandalin me Aeroportin e Vlorës”

 

Raportimet e mediave venezuelase për lidhje të Behgjet Pacollit me biznesmenin e dyshuar për veprimtari kriminale në El Salvador, Enrique Rais, kanë bërë që lideri i AKR-së, të reagojë duke i quajtur ato shpifje.

Media venezuelase, Infobae, ka shkruar më 3 korrik, se është bazuar në raportin e organizatës ndërkombëtare, OCCPR, e profilizuar për raportim rreth krimit të organizuar dhe korrupsionit.