Arbëri

Të hënën mot me diell e vranësira të pjesshme

Të hënën pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat në pjesën e dytë të ditës pritet të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh, ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas IHK-së, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 35 gradë celsius, derisa minimalja do të jetë më e lartë krahasuar me ditët e fundit, 17 gradë celsius.

“Meqë ka filluar fushata e korrje shirjes, këshillohen bujqit që sa më shumë të shfrytëzojnë pjesën e parë të ditës, pasi që në pjesën e dytë shumë zona rrezikohen nga reshjet e shiut dhe formave tjera të reshjeve”, thuhet në njoftimin e IHK-së.