Arbëri

Kurti pas sulmit në Kopenhagë: Kosova qëndron krah Danimarkës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka shprehur ngushëllime familjeve që humbën familjarët në një sulm me armë të dielën, në qendrën tregtare në Kopenhagë të Danimarkës.

Kurti shkroi në Twitter se Kosova qëndron krah Danimarkës, duke shtuar se “zemrat tona janë për popullin e Danimarkës këtë mbrëmje”.

Disa persona mbetën të vrarë nga të shtënat në një qendër tregtare në Kopenhagë të Danimarkës, njofton BBC-ja të dielën.

Sipas mediumit, një 22-vjeçar danez u arrestua nga policia në lidhje me sulmin, derisa motivi edhe mbetet i paqartë.