Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Veteranët në pritje të propozimit të Qeverisë

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë në pritje të propozimit të kryeministrit Albin Kurti lidhur me kërkesat e tyre për pension.

Premtimin për një propozim-ofertë, kreu i ekzekutivit e kishte bërë rreth dy javë më parë, porse një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se Qeveria e ka finalizuar një propozim konkret dhe përmbajtjesor, të cilin brenda një kohë shumë të shkurtër do ta ndajë me përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së.

Nënkryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Muhamet Bilalli, ka paralajmëruar se nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre, këto shoqata do të organizojnë sërish protesta, në ditën kur do të shqyrtohet në lexim të dytë projektligji për pagën minimale. /ksp