Arbëri

Krasniqi: Misioni im si kryetar, rikthimi i PDK-së në qeverisje

 

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se do të punojë për të rikthyer PDK-në në qeverisje.

Teksa ka treguar për misionin e tij si kryetar, pas një viti që kur është përzgjedhur në krye të partisë, Krasniqi ka thënë se tenton ta ringrisë dhe fuqizojë PDK-në në mënyrë që të zhvillohet vendi.