Arbëri

Një e vdekur nga koronavirusi në Shqipëri të dielën

Foto: TCH

Një 76-vjeçare ka vdekur e 549 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në Shqipëri të dielën, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Sipas raportit, gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 1.424 persona, derisa janë shëruar 297 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, nga koronavirusi në Shqipëri kanë vdekur 3.502 persona, kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 282.690 e janë shëruar 275.252 pacientë.

Kosova dhe Shqipëria javëve të fundit kanë shënuar rritje të rasteve pozitive me koronavirus