Mungojnë deputetët, përfundon seanca

- 15:26Mungojnë deputetët, përfundon seanca
- 12:37Nuk kalon në lexim të dytë Projektligji për deklarimin e pasurisë
- 12:08PDK-ja kërkon që të largohen mjekët e profesorët nga deklarimi i pasurisë
- 11:50Miratohet Ligji për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit
- 11:19Nexhat Kryeziu zgjidhet anëtar joekzekutiv i Bordit të BQK-së
- 11:07Kuvendi pritet ta zgjedhë anëtarin joekzekutiv të Bordit të BQK-së
Mungojnë deputetët, përfundon seanca
Në mungesë të deputetëve, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka mbyllur punimet e seancës së sotme plenare.
Pas diskutimeve për raportin e AKP-së për vitin 2021, përkundër pritjeve disa minutash nuk pati kuorum për të hedhur atë në votim.
Kësisoj, kryeparlamentari tha se seanca e sotme do të vazhdojë një ditë tjetër.
Në rend të ditës mbeten edhe shqyrtimi i Mocionit për shkarkimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë dhe Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit për Ankesat e Mediave.
Nuk kalon në lexim të dytë Projektligji për deklarimin e pasurisë
Kuvendi i Kosovës nuk ka pasur kuorum për miratimin në lexim të dytë të Projektligjit për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave.
Vetëm 59 deputetë morën pjesë në votim. Opozita ishte në seancë por nuk e bëri kuorumin.
Partia kryesore opozitare, PDK, ka thënë se nuk do ta votojë Projektligji nëse mjekët dhe profesorët nuk largohen nga detyrimi për ta deklaruar pasurinë.
PDK-ja kërkon që të largohen mjekët e profesorët nga deklarimi i pasurisë
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar në seancën e Kuvendit të së premtes, që mjekët dhe profesorët të largohen nga detyrimi për ta deklaruar pasurinë.
Gjatë pikës kur po shqyrtohet në lexim të dytë Projektligji për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se nëse këto kategori nuk largohen nga Projektligji, atëherë partia e tij nuk do ta votojë atë.
“Profesorët janë të përfshirë në këtë projektligj që ne jemi kundër, mjekët po ashtu sepse nuk janë kategori që menaxhojnë me paranë publike. Prandaj mendoj që nëse keni konsideratë ta ktheni në Komision për ti larguar këto kategori, nëse jo atëherë filloni votoni pa ne. Konsiderojmë që involvimi i këtyre kategorive qe nuk janë të ekspozuara ndaj korrupsionit është gabim. Ata thjeshtë marrin paga nga buxheti, për shërbimet që i kryejnë, nuk kanë të bëjnë me menaxhimin e parasë publike”, ka thënë Tahiri.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i është përgjigjur Tahirit duke thënë se duhet të bëhen amandamente kur ka kundërshtime të tilla.
“Më vjen keq që po shqyrtojmë çështjen e njëjtë. Ne kemi kërkuar që të përfshihen edhe profesorët edhe mjekët por që deklarimi i tyre të mos jetë publik sepse kur është hartuar strategjia për sundimin e Ligjit ka vlerësuar se janë profesione të ndjeshme. Unë mendoj që kur keni probleme të tilla mendoj që duhet të bëni amendamente, por të kritikosh një çështje e të mos ndërmarrësh asnjë veprim as edhe në Komision mendoj që kjo është hipokrizi. Mendoj qe po na merr kohë dhe nuk është në rregull të jesh kaq joserioz.
Tahiri ka thënë se ministrja po sillet me arrogancë dhe se vetëm po fyen drejt deputetëve.
“Mendoj që nuk iu bën mirë kjo arrogancë. Ne jemi korrekt pavarësisht që e kemi një ministre që krejt çka din me bo është të dalë në foltore dhe të fyej. Fakti qe ju nuk deklaroni vullnet dhe na thoni dërgoni amandamente a hajgare po bëni me ne? Krejt çka duhet është minimumi i korrektësisë suaj me deputetët. Mirë është ta tërhiqni këtë projektligj ta ndryshoni qëndrimin, t’i largoni kategoritë, ta propozoni sërish, ne e votojmë propozimin tuaj”, ka thënë Tahiri.
Kurse, Haxhiu i është përgjigjur se nuk mund ta marrë seriozisht atë kur në pushtet ka thënë diçka tjetër e tash në opozitë flet diçka tjetër.
“I nderuar unë nuk mund të ju marr seriozisht përderisa sa keni qenë ministër në studio televizive deklaronit se është e arritur që i keni përfshirë mjekët dhe profesorët ndërsa tash në opozitë e kundërshtoni, nuk mund të të marrë seriozisht më fal”.
Miratohet Ligji për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit
Është miratuar Ligji për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit në Kuvendin e Kosovës.
Ligji ka marrë 68 vota për.
Partia Demokratike e Kosovës nuk ka marrë pjesë në votim.
Nexhat Kryeziu zgjidhet anëtar joekzekutiv i Bordit të BQK-së
Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur në seancën e së premtes Nexhat Kryeziun për anëtar joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës.
Seanca po vazhdon punimet me pika të tjera të rendit të ditës.
Kuvendi ka formuar edhe Komisionin Ad-hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë.
Kuvendi pritet ta zgjedhë anëtarin joekzekutiv të Bordit të BQK-së
Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të përzgjidhet njw anëtar joekzekutiv i Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës, përmes votës së fshehur.
Sipas radhës, tashmë deputetët kanë hyrë në procedurën e votimit.
Pikë tjetër e rendit të ditës është edhe formimi i Komisionit Ad-hoc për reformën zgjedhore në Kosovë.
Po ashtu, të zgjedhurit e popullit do të shqyrtojnë raportim vjetor të Performacës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021, dhe raportimin vjetor financiar të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

LDK: Katër ministri nuk e kanë realizuar fare buxhetin për investime kapitale

TikToku drejton të huajt për pushime në Shqipëri

Dy të vdekur e 869 raste të reja me COVID-19 të shtunën

Një foshnjë po trajtohet nga COVID-19 në Neonatologji

Rafuna: Nëse shtrenjtohet energjia elektrike, bizneset do t’i rritin çmimet

Asociacioni mund ta dërgojë vendin në zgjedhje, thonë njohësit e çështjeve politike

Pacolli: Qeverisë Kurti i mungojnë kuadrot, eksperienca dhe dituria

Mot me vranësira dhe reshje shiu të shtunën në Kosovë

Hill: Asociacioni duhet të shtrohet në tryezën e diskutimeve më 18 gusht

Zhan Mitrev hetohet për veprën penale “mashtrim”, rrezikon 10 vjet burg

Llugaliu: Inflacioni ka ndikuar në rritjen e të hyrave në Doganë
