Arbëri

Kosovari akuzon policinë zvicerane për sjelle raciste

 

Mbrëmja e të dielës duhej të ishte fundi i këndshëm i një fundjave të bukur. Por pas darkës në Dietikon Zh, gjithçka rezultoi ndryshe për çiftin nga Affolterni.

“Rrugës për në shtëpi na ndaloi Policia Kantona e Zuerichut në Adliswil”, tregon kosovari 34-vjeçar Anton Oroshi, që po ngiste veturën e tij Porsche 911 Targa GTS (450 kuaj fuqi dhe me vlerë 154 mijë franga zvicerane).