Arbëri

Më 5 korrik, konferenca e paraapelit për rastin Gucati dhe Haradinaj

 

Konferenca e paraapelit për rastin kundër ish-krerëve të Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së, do të mbahet më 5 korrik, ka bërë të ditur Specialja të hënën.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj më 18 maj u dënuan nga Specialja me nga katër vjet e gjysmë burgim, pasi u gjetën fajtorë për disa pika të akuzës.