“Elektroseverit” i jepet licenca për furnizim të veriut me energji elektrike

“Elektroseverit” i jepet licenca për furnizim të veriut me energji elektrike
Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka miratuar të premten kërkesën për dhënie të licencës për furnizim me energji elektrike për “Elektrosever” për katër komunat veriore, bazuar në marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
Me pesë vota për dhe asnjë kundër, ZRRE-ja ia ka dhënë të premten licencën për furnizim me energji elektrike kompanisë “Elektrosever”.
Më 28 dhjetor të 2020 “Elektrosever” kishte dërguar në ZRRE aplikacionin për licencë për furnizim me energji elektrike.
“Me të drejtë u përshkrua në mënyrë kronologjikë aplikacioni për licencim. Katër komunat në veri: Zveçan, Zubin Potok, Leposaviq dhe Mitrovica Veriore, territori qe mbulon kjo licencë janë konsumatorët e këtyre komunave. E dimë që ka qenë proces i stërzgjatur. Kjo licencë gjithashtu duhet të ritheksoj ka të bëjë me furnizimin e konsumatorëve me çmime të parregulluara, që do të thotë se konsumatorët do të furnizohen me çmime që ofrohen nga ky furnizues. Por tarifat e shfrytëzimit të rrjetit të transmisionit të tregut, të furnizuesit do të jenë obligative dhe do të implementohen në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Ndërsa konsumatorët kane të drejtë të furnizohen me çmime të parregulluara nga furnizuesi Elektrosever”, ka thënë kryetari i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu.
Kosova dhe Serbia në Bruksel të martën nënshkruan udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjeve të arritura për energjinë gjatë viteve 2013 e 2015, ku njëra ndër pikat obligon ZRRE-në t’ia lëshojë licencën e furnizimit “Elektroseverit”.

ZRRE shqyrton sot kërkesën e “Elektrosever” për licencim
Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) do të shqyrtojë sot kërkesën për dhënie të licencës për furnizim me energji elektrike për “Elektrosever” për katër komunat veriore, bazuar në marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
Kosova dhe Serbia në Bruksel të martën nënshkruan udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjeve të arritura për energjinë gjatë viteve 2013 e 2015, ku njëra ndër pikat obligon ZRRE-në t’ia lëshojë licencën e furnizimit “Elektroseverit”.
Mbledhja është paraparë të mbahet me fillim prej orës 13:00 në zyrat e Rregullatorit të Energjisë.
Marrëveshja për energjinë ka dominuar diskursin publik në vend ditëve të fundit me debate të ashpra edhe në Kuvendin e Kosovës, duke akuzuar Kurtin për hipokrizi për shkak se, sipas opozitës, të njëjtën marrëveshje e kishte kundërshtuar. /KP

Një 53-vjeçar vdes në Palasë, dyshohet se pësoi infarkt gjatë notit

Osmani: Kundërshtojmë çdo kriter të ri për liberalizim të vizave

Benzina shtrenjtohet për 1 cent

Trepça ua ofron punëtorëve “pakon vullnetare dalëse”

Sot votohet për herë të pestë në Tërnovc, shqiptarët luftojnë për një vend në Kuvendin serb

Mbi 7 mijë nënshkrime në peticionin për tërheqjen nga Trusti

Parashikimi i motit: Pritet shi e shkarkime rrufesh

Haxholli: Reciprociteti për letërnjoftim ndaj Serbisë, pjesë e marrëveshjes së 2011-s

Serbia insiston se edhe një shtet e tërhoqi njohjen e Kosovës, sërish nuk jep dëshmi

Zymi: 40 për qind e tokave bujqësore në Prishtinë është e zënë me ndërtim

Vuçiq pas vendimeve të Qeverisë për reciprocitet e targa: Përgjigjja jonë do të jetë vdekjeprurëse
