Arbëri

Këshilltari i Osmanit i reagon Mustafës: Sot po i korrim frutat e politikës suaj të paaftë

 

Bekim Kupina, këshilltar për media i Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj ish-kryeministrit Isa Mustafa, i cili akuzoi Osmanin dhe kryeministrin Albin Kurti, se i kanë lënë qytetarët e Kosovës pa liberalizim të vizave.

Kupina ka thënë se Mustafa duhet ta ketë të qartë se deklarimet e Osmanit nuk kanë dhënë shpresa të rreme për qytetarët, por pritje realiste.