Arbëri

AAK-ja vendos pankartat “Evropë ku janë vizat”, reagon Konjufca

Në vazhdim të seancës parlamentare ku po shqyrtohet projektligji për Trustin, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, vendosi në foltoren e Kuvendit pankartat me mbishkrime “Evropë ku janë vizat” dhe “Evropë deri kur ma”.

Ndaj këtij veprimi, reagoi kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca, që tha se për këso veprimesh duhet marrë leje.

“Besnik, duhet të marrësh leje për këto aktivitete subversive që po i bën”, tha Konjufca./ksp