Këshilli Prokurorial i Kosovës përmes një reagimi të enjten është shprehur kundër Ligjit për KPK-në, të miratuar sot në lexim të dytë nga Kuvendi i Kosovës.
KPK-ja ka paralajmëruar se do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për të kontestuar përmbajtjen e këtij Ligji, pasi pretendon se “me këtë Ligj cenohet mandati kushtetues i anëtarëve të Këshillit, do ta pamundësojë funksionalizimin e sistemit prokurorial dhe do ta bëjë atë lehtësisht të ndikuar nga politika”.
“Siç dihet, Këshilli Prokurorial, që nga fillimi i procesit të hartimit të Projektligjit të KPK-së, ashtu siç parashihet me Strategjinë për sundimin e ligjit, ka dhënë kontributin e tij nëpër grupet punuese të Ministrisë së Drejtësisë dhe në Kuvendin e Kosovës, ku ka dalë me propozime konkrete, të cilat nuk janë marrë parasysh asnjëherë nga Ministria e Drejtësisë, respektivisht, nga komisioni përkatës i Kuvendit të Kosovës. KPK-ja konsideron se votimi i këtij ligji, në këtë mënyrë, cenon rëndë pavarësinë e këtij organi kushtetuese”, thuhet në reagimin e KPK-së.
Tutje në reagim thuhet se “asnjë anëtar i Këshillit nuk do t’i nënshtrohet kërkesave kundërkushtetuese dhe antiligjore që janë edhe kundër standardeve ndërkombëtare, por edhe kundër dy rekomandimeve të dhëna nga Komisioni i Venecias”.
-
KPK: Me Ligjin e ri pushteti synon ta bllokojë dhe defunksionalizojë sistemin prokurorial
-
KPK-ja e cilëson si tentativë për cenim të pavarësisë projektligjin e ri nga Qeveria
-
KPK-ja kërkon nga Avokati i Popullit ta çojë në Kushtetuese ligjin e ri
-
Revolta e KPK-së konsiderohet e kotë, shumicës së anëtarëve do t’iu ndërpritet mandati
-
Miftaraj e quan kërcënim paralajmërimin e KPK-së për mosrespektim të ligjit