I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, politikani sllovak, Miroslav Lajçak, në një intervistë për “Klubin e Debatit Publik”, ka folur me optimizëm se së bashku me përfaqësuesin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kanë për të përfunduar me sukses mandatin e tyre me një “marrëveshje gjithëpërfshirëse, juridikisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
Ai mohoi zërat e shumtë se dialogu i deritashëm nuk ka dhënë rezultate.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“ Zotërinjtë Lajçak dhe Escobar personalisht kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm. Kemi të njëjtin mandat dhe të njëjtin qëllim. Qëllimi ynë është të kemi sukses, ta mbyllim këtë proces, procesin e normalizimit dhe më duhet të them se këtë proces e drejton Bashkimi Evropian, por të cilin e mbështesin shumë fuqimisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky është parakusht për sukses“ , u shpreh Lajçak.
Atij së fundi iu zgjat mandati edhe për 18 muaj në këtë post.
Diplomati sllovak duke folur për zvarritjen e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor, tha se “lufta në Ukrainë ia hapi sytë shumëkujt në Bashkimin Evropian, të cilët mendonin se rajoni është i sigurt, se mund të presë dhe se nuk ka ku të shkojë. Tani u bë e qartë se ne duhet të përfundojmë procesin e integrimit”.
Ai ka thënë se aspiratat e Ballkanit Perëndimor janë absolutisht legjitime dhe të logjikshme. Sipas tij, për rajonin nuk ka të ardhme më të mirë sesa e ardhmja evropiane dhe Ballkani Perëndimor është i vetmi rajon që ka premtimin e Bashkimit Evropian që të gjitha vendet e tij të bëhen anëtare me të drejta të plota.
“Bashkimi Evropian është shumë i pranishëm gjithandej në rajon. Është fakt se Bashkimi Evropian pret që vendi i cili shpallë se dëshiron të bëhet anëtar i BE-së, duhet ta dëshmojë se këtë e ka prioritet. Mirëpo, këtu vazhdon të ketë shumë çështje të pazgjidhura nga e kaluara. Lufta jugosllave përfundoi para 27 vjetësh, ka mbi 20 vjet nga intervenimi i NATO-s në Kosovë dhe Serbi, por e kaluara edhe më tej është e pranishme në ditët e sotme dhe pengon rrugën për një të ardhme më të mirë”, ka thënë ai.
Lajçak ka thënë se Bashkimi Evropian është aktivisht i angazhuar edhe kur është fjala për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, edhe sa i përket funksionimit të shtetit të Bosnjë-Hercegovinës dhe në çdo shtet të Ballkanit Perëndimor, BE-ja është forca kryesore.
“Objektivin nuk do ta arrijmë duke kritikuar njëri-tjetrin. Ne vërtet duhet të bashkëpunojmë. Edhe njëra, edhe pala tjetër duhet të bëhen serioze, sepse e kam thënë se nuk ka alternativë më të mirë. Lufta në Ukrainë ia hapi sytë shumëkujt në Bashkimin Evropian”, ka thënë ai.