Arbëri

Rukiqi: Qeveria i ka ftuar vetëm disa biznese për konsulta për marrëveshjet me Shqipërinë

 

Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, ka thënë se muajve të fundit është vërejtur një përmirësim në zbatimin e marrëveshjeve mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai është ankuar se bizneset private nuk janë konsultuar lidhur me marrëveshjet mes dyja vendeve, duke theksuar se Qeveria Kurti ka ftuar individualisht biznese të caktuara për konsulta.