Arbëri

Sherifi: Mustafa është komplet i varur nga PDK-ja

Descriptive Text

Anëtari i Nisma për Kosovën, Bilall Sherifi, ka deklaruar se kryeministri i vendit Isa Mustafa është komplet i varur nga partneri politik PDK-ja dhe deputetët e saj.

Sipas Sherifit, Mustafa ka humbur votat e deputetëve të vet, LDK-së, me deklaratat ndaj tyre dhe reagimet për demarkacionin. Kështu, sipas tij, ai varet krejt nga vendimi i kreut të PDK-së, Kadri Veseli, se a duhet të shkojë vendi në zgjedhje apo jo.

“Nëse PDK nuk do që të shkojmë në zgjedhje, nuk ka zgjedhje. Mustafa është komplet i varur nga votat e deputetëve të PDK-së sepse votat e deputetëve të vet i ka humbur. Vetë deputetët e PDK-së flasin zi e terr për Mustafën e për koalicionin, por thonë se nuk mund ta prishin koalicionin. Nëse kreu i PDK-së, Kadri Veseli, do të shprehte vullnet për zgjedhje të parakohshme kjo do të bëhej menjëherë sepse deputetët e PDK-së nuk janë të kënaqur me koalicionin qeverisës. Po të kishte vullnet Kadri Veseli do të kishte përkrahjen e deputetëve të tij”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së.