Arbëri

IKSHPK: Bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe vaksinohuni, COVID-19 s’ka mbaruar

28 raste të reja me COVID-19 të shtunën në Kosovë
 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka apeluar që qytetarët të bartin maskat në ambiente të mbyllura dhe të vaksinohen kundër COVID-19.

Ditët e fundit ka pasur rritje të lehtë të rasteve pozitive. Megjithëse IKSHPK-ja ka thënë se situata është e qetë dhe stabile, ka apeluar për kujdes në zbatimin e masave preventive.