Arbëri

Rama ia kujton Zelenskyt qëndrimin e Ukrainës kundër Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka bërë thirrje Ukrainës që ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Gjatë qëndrimit në Kiev, Rama ka thënë se Ukraina duhet ta rikonsiderojë qëndrimin e saj karshi Kosovës.

Ai shtoi se Kosova u rreshtua krah Perëndimit kundër Rusisë dhe në mbështetje të Ukrainës, pavarësisht sjelljes së Kievit zyrtar kur Kosova sulmohej në luftën e fundit nga Serbia.

“Jemi të kënaqur që shohim se pesë vendet anëtare të Ballkanit Perëndimor që janë anëtarë të Kombeve të Bashkuara kanë qëndruar pranë jush dhe pranë botës demokratike në tri votimet e bëra. Kjo vlen edhe për Serbinë që ka marrëdhënie mjaft të veçanta me Rusinë. Por dua të kujtoj faktin se ka një vend tjetër në Ballkanin Perëndimor, janë 6 vende, që nuk është anëtar i Kombeve të Bashkuara, është Kosova, që qysh nga dita e parë është rreshtuar pranë Ukrainës. Ukraina ende nuk e ka njohur Kosovën dhe e thash gjatë konferencës dhe e thash publikisht që ju të rikonsideroni njohjen e Kosovës, pasi ata njerëz e meritojnë dhe ata realisht dëshmuan diçka të jashtëzakonshme sepse nuk qëndruan peng i të shkuarës për të kujtuar si Ukraina u soll asokohe kur Kosova sulmohej, por qëndruan për atë çka besonin për Ukrainën. Kjo do ishte mirë që Ukraina ta rikonsideronte dhe ta përçonte mesazhin e duhur në emër të komunitetit të ri politik-evropian që duam ta ndërtojmë së bashku”, ka thënë Rama.

Ai së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, të mërkurën qëndruan për vizitë në Kiev.

 
?Kiev, Ukrainë - Me Denys Shmyhal, Kryeministër i Republikës së Ukrainës ????????

?Kiev, Ukrainë - Me Denys Shmyhal, Kryeministër i Republikës së Ukrainës ????????

Posted by Edi Rama on Wednesday, June 15, 2022