Arbëri

Tetë raste pozitive me COVID-19 të martën në Kosovë

Tetë raste pozitive me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, ka bërë të ditur të martën, Ministria e Shëndetësisë.

Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Numri i rasteve aktive tani është 52.

Gjatë 24 orëve të fundit bëhet e ditur se janë vaksinuar 87 persona.

Numri i të vaksinuarve me të dy dozat është 823.460, derisa me dozë të tretë dhe përforcuese - 102.992.

Numri total i dozave të administruara të vaksinave anti-COVID në Kosovë që nga fundi i marsit të vitit 2021 është 1.829.937.