Arbëri

Organizatat e dala nga lufta thërrasin protestë për 16 qershor

 

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së kanë thirrur protestë për të enjten (16 qershor) para objekteve të Kuvendit dhe Qeverisë, pas votimit në parim të Projektligjit për pagën minimale, e në të cilin nuk janë përfshirë pensionet e veteranëve.

Nëpërmjet një njoftimi të përbashkët të tri organizatave: Organizatës së Veteranëve të Luftës, Shoqatës së Familjeve të Dëshmoreve dhe Shoqatës së Invalidëve të Luftës, bëhet e ditur se protesta do të nisë në orën 9:30.